Dy persona të armatosur kanë gjuajtur me armë zjarri në selinë e socialistëve të Greqisë, Pasok në qendër të Athinës, duke shkaktuar dëme të vogla.
Të shtënat janë shkrepur një orë para debatit televiziv mes kandidatëve që duan të udhëheqin aleancën më të gjerë socialiste, transmeton portali arbresh.info
“Kishte rreth 30 vetë brenda selisë së partisë kur u qëlluan të paktën katër të shtëna. Dy burra u panë duke lënë skenën në një motoçikletë “, tha një zyrtar i policisë.
Pasok shpesh ka qenë objekt i sulmeve të dhunshme në të kaluarën dhe udhëheqësi aktual i saj Fofi Gennimata fajësoi qeverinë për mos marrjen e masave për të parandaluar këtë.
“Ne kemi qenë vazhdimisht objektivi i sulmeve”, tha Gennimata për Skai TV. Ne kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur ministrin e mbrojtjes së qytetarëve në të kaluarën”, tha ai.
Në janar sulmuesit qëlluan mbi policinë e trazirave që ruanin zyrat e Pasokut, duke plagosur lehtë një oficer. Qeveria e majtë e dënoi sulmin./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit