Ka gjithmonë një moment në jetë kur dikush i thotë vetes se më në fund ka gjetur njeriun e zemrës, atë me të cilin dëshiron të plaket e të kalojë ditët më të lumtura.
Por një studim i fundit i kryer nga Universiteti Emory, i cili përfshiu rreth 3000 persona të martuar dhe beqarë zbuloi se takimet nga një deri në dy vite përpara se të merret vendimi i madh për martesë ulin divorcet me 20%.
Nëse një çift preferon që të vijojë takimet për rreth 3 apo më shumë vite, atëherë kjo ul divorcet me 50%. Megjithatë, varet shumë edhe nga mosha në të cilën ndodhen vajza dhe djali, pasi perceptimet ndryshojnë shumë kur je 21, 31 apo 41 vjeç.
Kini kujdes! Psikologët ju sugjerojnë që të mos e mendoni martesën si një mundësi që mund të ndryshojë një marrëdhënie të paqëndryeshme apo të sëmurë, duke e transformuar në të qëndrueshme dhe të lirë. Një marrëdhënie duhet të jetë shumë e fortë përpara se të merret vendimi për të vënë unazën në gisht. Bëjini vetes disa herë pyetjet: A e njihni njëri-tjetrin mjaftueshëm? A e dini si i vlerëson partneri juaj paratë? Sa të lumtur mendon se do të jeni bashkë? Nëse arrini të keni përgjigjet e dëshirueshme, atëherë ju jeni gati për hapin e madh?
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...