Nëna e Donald Trump thuhet se njëherë e kishte pyetur gruan e parë të Presidentit amerikan, Donald Trump se “çfarë lloj djali kam rritur”.
Mary Trump, nëna skoceze e Donald Trump, e cila ndërroi jetë në vitin 2000, thuhet se ishte zënë ngushtë nga jeta e shtrurrur e fëmijës së saj të katërt gjatë viteve të ’90-ta, kur Donald Trump zinte ballinat e mediave për shkak të skandaleve me martesat dhe bizneset e dështuara, transmeton portali arbresh.info
Nëna e Trump ishte fëmija i 10-të i familjes MacLeod. Ajo emigroi në Nju Jork në vitin 1930, ku edhe gjeti punë si shërbëtore përpara se të martohej më pas me biznesmenin Fred Trump, me të cilin pati 5 fëmijë.
Pjesën më të madhe të jetës së saj ajo e kaloi duke ndihmuar burrin e saj me biznesin e pasurive të patundshme.
Megjithatë, ajo u ndje e lënduar kur pa se djali i saj, sot President i SHBA-ve, dështonte në biznes dhe në martesë. Pas divorcit të Trump nga gruaja e parë, Ivana Trump, familja e tyre u hodh në qendër të vëmendjes.
Donald Trump shumë shpesh ka folur për babain e tij dhe rolin që ai ka luajtur në jetën e tij, por gjithmonë ka ngurruar të flasë për nënën e tij.
Sipas familjarëve të Trump, babai ishte shumë më i dashur dhe më i afërt me fëmijët, ndërsa nëna ishte më e rreptë.
Pavarësisht se e përshkruan atë si “fantastike”, Donald Trump në Zyrën Ovale ka vendosur vetëm fotografinë e babait dhe jo të nënës./arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...