Zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i është përgjigjur deklaratës së Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin, i cili ndër të tjerash kishte deklaruar se Kosova mbete pjesë e Serbisë.
Me këtë rast Pacolli ka theksuar se është për keqardhje se si një titullar kaq i lartë bën deklaratë të tilla, që nuk i kontribuojnë paqes, stabiliteti dhe nderimit të besimit dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor, transmeton Indeksonline.
Sipas Pacollit, Rusia në vazhdimësi ka qenë pjesë e procesit të negociatave për zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës.
Kjo është deklarata e plotë e Pacollit:
“E lexova me vëmendje të shtuar deklaratën e Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin, i cili sipas raportimeve të mediave, ndër të tjera, kishte deklaruar se ‘…sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë…’.
Është, vërtetë, për keqarjdhje, që një titullar kaq i lartë diplomatik bën deklarata të tillla, që nuk i kontribojnë aspak paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të besimit dhe pajtimit në Ballkanin Perendimor.
Rusia, në vazhdimësi ka qenë pjesë e procesit të negociatave për zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës.
Mbase ka kaluar një kohë pak sa e gjatë –rreth 6 vjet dhe Ambasadorit rus nuk i është kujtuar, por, po e shfrytëzojë këtë rast për t’i ri-kujtuar se Organi Kryesor i Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, kishte vërtetuar me vendimin e saj se ‘shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel as të Drejtën e Përgjithshme Ndërkombëtare, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 apo Kornizën Kushtetuese…’.
Në këtë proces edhe shteti, që ai përfaqëson deponoi kontributet e tij me shkrim dhe me gojë. Unë, thjeshtë nuk e di se për çfarë Ligjesh dhe Rregullash tjera ndërkombëtare flet përfaqësuesi diplomatik rus. Në mbështetje të asaj që u tha më lartë, nuk mund të jap vlerësim tjetër pos atij të vazhdimësisë së pretendimeve ruse për krjimin e lajmeve të rreme dhe krijim hutie tek opinioni lokal dhe ndërkombëtarë”.
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...
Kush ishte Nexhat Daci? Jeta dhe veprimtaria e akademikut që...
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...