Lideri i “Babastars”, reperi Getoar Selimi të premtën ka lansuar projektin e tij më të ri.
Kënga mban titullin “Birthday” dhe reperi e solli në versionin solo të shoqëruar me videoklip, shkruan lajmi.net.
Për këtë projek, i cili e rikthen reperin pas shumë kohësh në skenë, Geti ka pranuar kritika pozitive si nga fansat ashtu edhe nga artistët.
Vetëm 24 orë nga publikimi, kënga ka marrë gjysmë milion klikime e këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Geti përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Shifra e tanishme prej më shumë se 600 mijë klikimesh në vetëm pak orë nga publikimi, është tregues se Geti është rikthyer fuqishëm me këtë projekt.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë