Wilder, që ka nisur luftë mediatike me kampionin e botës, Athony Joshua, këtë vikend do të përballet me Stiverne.
Një nga duelet më interesante të këtij fundviti do të zhvillohet këtë fundjavë në boksin botëror. Kampioni aktual në WBC, Deontay Wilder, do të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij ndaj Bermane Stiverne në “Barclays Center” në New York.
Stiverne dhe Wilder janë përballur edhe më herët, dhe e veçanta e këtij dueli është pikërisht fakti se Wilder e ka mposhtur Stivernen me gjyqtarë, që është e vetmja ndeshje në karrierë që ai nuk e ka fituar me nokaut.
Nëse Wilder arrin të mposhtë Stivernen, do të jetë mandatar për unifikim të titujve të kategorisë së rëndë me Anthony Joshuan, me të cilin tash e sa kohë ka luftë mediatike në distancë.
Joshua ka zhvilluar 20 ndeshje në karrierë dhe që të gjitha i ka përfunduar para kohe.
Vetëm pak ditë më parë ai mbrojti titullin e kampionit të botës për pesha të rënda duke e mundur boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!