Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konsultime ditore me Brukselin rreth vazhdimit të dialogut, por tash për tash nuk ka asnjë shenjë se kur do të ndodhë ai. Kështu iu tha të përditshmes së Beogradit, “Danas”, nga kabineti i presidentit serb
Sipas kësaj gazete, po pritet që “Prishtina të përmbushë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”.
Po ashtu theksohet se nuk dihet as çfarë roli do të ketë në këtë proces kryeministrja Ana Bërnabiq, përkatësisht se a do të marrin përsipër dialogun presidentët Vuçiq e Thaçi.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Moigherini, ka konfirmuar për këtë gazetë se ende nuk ka një datë të takimit të Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit me Mogherinin në Bruksel, ndonëse më herët ishte paralajmëruar se takimi do të mund të ndodhte gjatë dhjetorit.
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...