Lëvizja vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lëshuar mbledhjen e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë-Bashkimi Evropian.
Mbledhjen e lëshuan me arsyetimin se komisioni nuk është konstituuar ende dhe kryetari i komisionit është caktuar nga vet kreu i Kuvendit Kadri Veslei, pa konsultim me grupet parlamentare, raporton Ekonomia Online.
Albulena Haxhiu, nga LVV, tha se nuk mund të marrin pjesë në një komision që drejtohet nga një kryetar i cili është vet zgjidhur.
Ajo poashtu tha se dy kërkesat e LVV nuk janë pranuar pasi po mundohen të ulin zërin e opozitës në këtë komision.
Komisioni kishte për rend dite diskutimin e draft agjendës dhe draft programit të takimit të IV të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë që do të mbahet me datë, 15-16 nëntor 2017, në Strasburg.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje