Ministria e Punëve të Brendshme e Shkupit kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet.
“Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për këtë arsye komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të kalojnë të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur. Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së./arbresh.info/
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...
Rama: Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët ...