Shega është pemë që përgjithmonë njihet si simbol i shëndetit.
Ka efekt të fortë antioksidues dhe ofron shumë dobi për shëndetin. Lëvorja e shëndetit ndikon te problemet me tretjen, diarrenë dhe kolerën. Shumë ekspertë pohojnë se çaji nga lëvorja e shegës lehtëson problemet me tretjen pas vetëm disa orëve. MST/ Përse lëvorja e shegës? Një nga përparësitë e lëvores së shegës është se, është e pasur me vitaminë C, që e forcon imunitetin, ndikon mirë në zemër dhe enë të gjakut, elasticitet të lëkurës dhe eshtra e dhëmbë.
Çaji nga lëvorja e shegës po ashtu është i shëndetshëm për detoksim të trupit.
SI TA PËRGATISNI ÇAJIN? Për përgatitjen e çajit ju nevojitet të thani lëvoret e shegës. Masa e lëvores me ujin duhet të jetë 1:20, ose 10-12 gr lëvore me 200 ml ujë. MËNYRA E PËRGATITJES SË ÇAJI: 1. Lëvoret e thata të shegës i vendosni në një gotë nga e cila do ta pini çajin. 2. Kur uji të ketë vluar, e derdhni në gotë dhe e mbuloni. 3. E mbani të mbuluar për rreth 25 minuta dhe e pini çajin pa shtuar ëmbëltues.
Ofendimet ndaj Mozës, publiku e ndëshkon Adin – elimin...
Skandal në “Ferma VIP”, konkurrentja fyen Arbana Osmanin
Përkundër ofertave, Szczęsny vendos të qëndrojë tek Barcelon...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdeku...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amer...