Dridhja e trupit gjatë gjumit është fenomen tejet i zakonshëm, por çuditërisht, shkencëtarët vetëm tani po fillojnë të kuptojnë se çfarë e shkakton atë. Ju mund të mendoni se ndoshta diçka e zhurmshme ka ndodhur në dhomë dhe që ajo ju zgjoi, por nuk është domosdoshmërisht kështu.
Shkencëtarët kanë vërejtur se “dridhja hipnike” ndodh më së shpeshti kur bini në gjumë shumë shpejt, pas një lodhje të madhe. Në fazat fillestare të gjumit, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja juaj ngadalësohen shpejt. Por nganjëherë kur jeni tepër të lodhur, truri ecën shumë shpejt përmes kësaj faze të gjumit, duke e ngatërruar vetveten dhe duke menduar se trupi dhe sistemet e tij kryesore dështojnë dhe se po vdisni.

Trupi reagon shpejt duke ju tronditur fort që të zgjoheni, me një shpërthim kimikatesj, një që truri mund ta interpretojë, dhe pastaj të ndërtojë një ëndërr të projektuar për t’ju zgjuar, gjë që është premisa themelore prapa teorisë së ‘dridhjes hipnike’.
Disa shkencëtarë gjithashtu besojnë se disa faktorë, siç janë stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe privimi i gjumit, mund të rrisin frekuencën ose forcën e dridhjeve hipnagogjike. Për fat të mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse nuk janë asgjë serioze. Nëse zgjoheni, thjesht rrotullohuni dhe bini sërish në gjumë.
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...