Prokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi i ka përgenjeshtruar deklaratat e Riza Smakës ku ai kishte thënë se Aleksandër Lumezi i kishte thënë se nuk e kishte kryer provimin e Jurispodencës.
“Lumezi u refuzua pikërisht për provimin e jurisprudencës, jo që u dyshua për vërtetësi, por meqë vetë kishte deklaruar se nuk e kishte të dhënë atë”, janë deklaratat e Smakës.
Në anën tjetër Prokurori Aleksandër Lumezi për portalin arbresh.info ka thënë se e vetë Riza Smaka e kishte propozuar pasi që sipas tij Smaka ishte kryetar I komisonit.
“Unë e kam vendimin që Kushneri më ka emëruar më 8 Gusht në vitin 2000. Ky vetë më ka propozuar pasi që ka qenë kryetar i komisionit. Ato çfarë thotë janë gënjeshtra”, ka thënë Lumezi për arbresh.info.
Ndryshe në vendimin që ka Lumezi shkruan se Bernar Kouchner, I dërguar Special i Sekretarit të Përgjithshëm e kishte emëruar zëvendës prokuror të Gjykatës Komunale të Prishtinës duke marr për bazë rekomandimin e Komisionit Këshillues të Gjyqësorit, kryesues I të cilit ishte Riza Smaka.
VENDIMI:
I dashur zotëri Lumezi,
Më 8 gusht 2000 unë të emërova si Zëvendës Prokuror të Gjykatës Komunale të Prishtinës në pajtim me autoritetin e dhënë nga Rezoluta 1244 e 10 qershorit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit Këshillues të Gjyqësorit të vendosur nën rregulloren Numër 1999/7 të UNMIK-ut.
Në përgjigje të nevojës për të ruajtur shërbimet gjyqësore në Kosovë, nëpërmjet kësaj unë e zgjas mandatin e emërimit nga 1 janari 2001 deri dhe përfshirë me 31 mars 2001, sipas kushteve të specifikuara në letrën paraprake të emërimit.
Zgjatja e lartcekur e emërimit do të hyjë në fuqi me 1 janar 2001.
Bernar Kouchner, I dërguar Special i Sekretarit të Përgjithshëm

Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten