Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendim që të emëroi Besnik Bekën zëvendësministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Kjo pozitë Bekës i besohet në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, pasi që ai vjen nga radhët e AKR-së. Besnik Beka deri më tash ka qenë Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës, e cila drejtohet nga Agim Bahtiri, raporton GazetaBlic
Ai po ashtu ishte edhe bartës i listës së AKR-së në Mitrovicë në zgjedhjet e 22 tetorit, ku tashmë do të jetë edhe pjesë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Ekonomik drejtohet nga Valdrin Lluka i AKR-së, i cili deri në momentin e emërimit në këtë pozitë ishte drejtor i fabrikës së kërpudhave “Hirano Mushrooms” në Gushavc të Mitrovicës, që ishte premtim i Agim Bahtirit në zgjedhjet e vitit 2013.
“Gazeta Blic” ka arritur që të sigurojë edhe një kopje fizike të vendimit të Kryeministrit Haradinaj për emërimin e Bekës si zëvendësministër në qeverinë e tij.
Numri i zëvendësministrave në Qeverinë “Haradinaj” pritet të jetë rredh 50. Qeveria e kaluar, e drejtuar nga Isa Mustafa, numëronte rreth 70 zëvendësministra. Qeveria e Ramush Haradinajt, është e përbërë prej 21 ministrave, po aq sa kishte edhe qeveria e kaluar.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...