Qeveria e Kosovës ka përcjellur në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm.
Ky buxhet do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro, raporton arbresh.info.
Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar në lexim të dytë rishikimin e buxhetit të këtij viti.
Debat i gjatë i ka paraprirë miratimit në lexim të parë shkaku i tërheqjes së parave në projektin për autostradën drejtë Gjilanit dhe sigurimet shëndetësore, duke kaluar në fondin për pagesa të pensioneve të veteranëve.
Projekti i autostradës drejtë Gjilanit sipas Ministrit të Financave, Bedri Hamza, është i përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Por, një ditë më parë Komisioni për Buxhet dhe Financa ka rikthyer buxhetin për ndërtimin e autostradës Prishtinë -Gjilan në vlerë prej 1 milion e 800 mijë euro. Kjo u bë e ditur të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Buxhet të cilët miratuan raportin me amandamente për projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Buxhetin e Kosovës.
Janë rikthyer edhe mjetet e planifikuara për sigurimet shëndetësore.
“Në tabelën 3.1, shtohet Nën-programi “Kontigjenca e Sigurimeve Shëndetësore”, me kod 28200, kategoria e pagave dhe mëditjeve dhe shuma prej 11,000,000 euro”, thuhet në amendamentin e miratuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...