Raketat e Koresë së Veriut tashmë janë në rrezen e veprimit për të goditur Evropën, gjë e cila vendosë anëtarët e NATO’s në rrezik, është deklaruar Jens Stoltenberg para vizitës së tij në Japoni dhe Korenë e Veriut.
“Ne e dimë që Evropa tashmë ka hyrë në rrezen e veprimit të raketave të Koresë së Veriut, dhe anëtarët e NATO-s janë në rrezik”, tha për gazetën Yomiuiri Shimbun, transmeton portali arbresh.info
“NATO ka mbrojtur shtetet anëtare nga kërcënimet e raketave balistike përmes përmbajtjes, por ka nevojë për përpjekje më shumë diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin”, ka shtuar më tej ai.
Sekretari i përgjithshëm i NATOs Stoltenberg do të vizitojë Japoninë gjatë ditës së hënë dhe të martë, ku do të takohet me kryeministrin Shinzo Abe dhe ministrin e mbrojtjes Itsunori Onodera. Ai gjithashtu do të vizitojë bazën detare në Yokusuka dhe do të niset drejt Koresë Veriore./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...