Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është shprehur i bindur se më 19 nëntor do ta fitojë mandatin e katërt qeverisës. Ai ka thënë se fitoren e bazon në qeverisjen e vet të mirë gjatë dhjetë vjetëve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bashota ka treguar se nuk do të ketë koalicione me partitë e tjera për raundin e dytë të zgjedhjeve pasi, sipas tij, koalicionet e tilla nuk kanë funksionuar në të kaluarën. Ai ka bërë me dije se si kandidat për kryetar komune ka kontratë vetëm me qytetarët.
Bashota ka premtuar se në mandatin e vet të katërt qeverisës qytetarët e Klinës do të kenë më shumë zhvillim ekonomik, mirëqenie më të madhe, shërbime shëndetësore më të avancuara, arsim cilësor, si dhe infrastrukturë më të mirë rrugore.
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri