Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka deklaruar se Kina, Japonia, Koreja Jugore dhe Shtetete Bashkuara duhet të marrin në konsideratë dërgimin e një të dërguari në Korenë Veriore, me qëllimin që të shmanget një luftë bërthamore.
Ai ka theksuar se “nisja e një lufte bërthamore është krejtësisht e papranueshme”, transmeton portali arbresh.info
“Të gjithë liderët botërore pajtohen se ai (Kim Jong-un) është njeri i rrezikshëm”, tha Duterte në një konferencë shtypi para se të nisej për një vizitë dy ditore në Japoni.
“Megjithatë, dikush të flasë me të,” shtoi ai.
Sipas tij, dikush të shkojë atje dhe të flasëm me liderin e vendit komunist.
Presidenti i Filipineve, i cili është i njohur për “gjuhën e tij të gjatë” dhe abusive kundër kritivë të tij, e ka përshkruar Kim Jong-un si “budalla” dhe “bir kurve”.
Ai ka theksuar se gjatë vizitës në Japoni, do të bisedojë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe rreth situatës së krijuar./arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...