Partitë pro dhe anti pavarësi në Katalonia përkrahen pothujase nga një numër i njejtë i njerëzve.
Sipas një sodazhi të fundit, në zgjedhjet e parakohshme rajonale, mund të shihet se partitë pro-unitare kanë një numër më të madh të mbështetësve, transmeton portali arbresh.info
Partitë që kundërshtojnë pavarësinë e Katalonjës nga Madridi kanë marrë rreth 43.4 përqind të mbështetjes, sipas sondazhit të kryer nga Sigma Dos për gazetës El Mundo.
Ndërkaq, ata që janë në favor të shkëputjes nga Spanja mbështeten me rreth 42.5 përqind.
Sondazhi është organizuar nga gazeta e cila në përgjithësi kundërshton pavarësinë e Katalonjës.
Qeveria qendrore e Spanjës këtë javë ka bërë thirrje që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 21 dhjetor, pasi ka hedhur poshtë qeverinë e tanishme të udhëhequr nga Carles Puigdemont./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje