Rrahje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Stacionin Policor në Draçevë, merr vesh “Fokus”, nga burime të mirë-informuara.
Sipas informatave të portalit në fjalë, në rrahje kanë marrë pjesë ndihmës komandanti dhe shefi i ndërrimit, prej ku gjatë incidentit që të dy kanë marrë lëndime, kurse njëri ka përfunduar me hundë të thyer. Shpejtë, në stacion ka mbëri edhe Ndihma e Shpejtë, inspektorë nga deliktet e gjakut, por edhe përfaqësues nga Kontrolli i brendshëm i MPB-së.
Siç thonë burimet e portalit “Fokus”, në stacionin policor në fjalë, gjegjësisht mes dy personave në fjalë që moti kanë qenë të prishura marrëdhëneit, e shpesh ka ndodh të ketë incidente.
Nga MPB e konfirmojnë incidentin, duke theksuar se menjëherë është kyçur Kontrolli i brendshëm. Nga atje thonë se është duke u punuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...