Ka vdekur pasi ka sfiluar pa ndërprerje për 12 orë rresht.
Historia tragjike është e Vlada Dzyuba, një modele ruse 14 vjeçe, që ka ndërruar jetë pas një sfilate raskapitëse në Shangai.

Vajza, sipas mediave ruse, vuante nga meningjiti kronik, por i ishte nënshtruar një kontrate strikte dhe kishte frikë të kërkonte asistencë mjekësore.
Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi. Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët.

Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome. Shkaku paraprak i vdekjes mendohet të jetë meningjiti i rënduar nga një lodhje e tejskajshme.
Modele të shumta ruse rekrutohen në Kinë, por rasti i Vlada Dzyuba ka ngritur shumë shqetësime për shkak të kushteve të punës. Moska zyrtare i ka kërkuar sqarime Kinës lidhur me këtë çështje.

Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...