Gjiganti gjerman Bayern Munichu pret në Allianz Arena rivalin RB Leipzig, ndeshje që mund të vendos njërën skuadër në krye të tabelës.
Bayern Munichu dhe RB Leipzigu qëndrojnë në pozitën e dytë dhe të tretë në tabelën e Bundesligas pas nëntë ndeshjeve, shkruan portali arbresh.info. Dy skuadrat janë takuar të mërkurën në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku Bayerni fitoi 5 me 4 në penalti.
Nikoqirët janë në mungesë të portierit Manuel Neuer, i cili nuk do të rikthehet deri në mes të muajit janar. Leipzigu është në mungesë të Naby Keitas për shkak të suspendimit, ndërsa Bruma dhe Stefan Ilsanker mungojnë për shkak të probleme shëndetësore.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së dhjetë në Bundesliga që zhvillohet duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Boateng, Hummels, Alaba; Martínez, Thiago, Rudy; James, Robben, Lewandowski.
RB Leipzig: Gulacsi – Klostermann, Orban Upamecano – Halstenberg – Keita – Demme – Sabitzer Forsberg – Poulsen – Werner
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C