Një grua nga Gjilani është arrestuar të premten nën dyshimin se e njëjta ka mbytur foshnjën e porsalindur. Siç njofton Policia nga raporti 24 orësh , gruaja ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E FOSHNJËS GJATË LINDJES
Gjilan (NN) 23.10.2017-14:30. Me 27.10.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se me datën e cekur në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete. E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit.
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit