Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes pritet që të garojë me Arban Abrashin për Prishtinën, më 19 nëntor kur edhe do të mbahen zgjedhjet e balotazhit.
Lidhur me këto zgjedhje, Ahmeti ka treguar se Vetëvendosje më të afërt e sheh AKR-në, LB-në dhe Nismën.
“AKR-në, LB-në, Nismën. Mjaftueshëm me këto parti, qeverisim. Ideja është që të krijojmë një qeverisje stabile. Nuk i konsiderojmë as partitë në bllok, konsiderojmë edhe asambleistët që nuk kanë qenë në koalicion me neve por na kanë përkrahë në propozimet tona”, ka thënë ai në RTV Dukagjini, përcjellë Indeksonline.
Ahmeti është shprehur se 37 mijë votat e fituara në Prishtinë, tregojnë se janë të parët në kryeqytet. Kjo sipas Ahmetit, është rekord sa i përket Prishtinës.
“Nuk jemi përjashtues. Nuk kemi thënë se e duam pushtetin për vete. E kemi idenë e qeverisjes dhe pushtetit si përmirësim dhe reforma. Kushdo që e ka mirë, i bashkangjitemi. Synimin e kemi të mirë. Premtimet që i kemi dhënë i kemi arritur. A ka edhe punë tjera? Sigurisht se ne kemi dalë prej bodrumit përdhesë, tash po ngjitemi naltë. 37 mijë vota janë rekord sa i përkët Prishtinës. Ne kemi dalë të parët në Prishtinë”, ka deklaruar ai.
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...