Gazetarët nuk janë lejuar sot ta përcjellin mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa duke sjellë dyshime se mos ndoshta do të ndodhin shkurtime për fondin e pensioneve të veteranëve.
Ky buxhet ishte kritikuar pasi pretendohej që fondet për Sigurimet Shëndetsorekishin kaluar për pensionet e veteranëve. Ndërkaq, deputeti që më herët kishte thënë këtë informacin Lumir Abdixhiku i shtoi sot dyshimet pas shkrimit se gjatë mbledhjes u rikthyen paratë për Sigurimet Shëndetësore.
“Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit. Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë.” ka shkruar deputeti i LDK-së.
Ndërkaq pas kësaj albeu.com ka pyetur Lumir Abdixhikun nëse u prekën fondet për veteranët por ai ka bërë të ditur se nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Deputeti i LDK-së tha se fondet për Sigurimet Shëndetsore u morën nga paratë që ishin të destinuara për rrugën që po ndërtohet nga Bechtel Enka.
E tashmë vetëm pak ditë ndajnë që veteranët të marrin pensionet e tyre që u mungojnë 3 muaj./albeu.com/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...