Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka komentuar betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë para presidentit Thaçi të martën, duke thënë se Kosova është një krahinë.
Siç raportojnë mediat serbe, Brnabiq ka theksuar se me këtë rast është zbatuar marrëveshja e Brukselit, përmes së cilës synohet përmirësimi i jetës së serbëve në Kosovë.
“Kujtoj se Kosova është krahinë brenda Serbisë. Nëse ata kanë marrë një vendim, ju nuk mund të pyesni se si qeveria serbe mund të reagojë. Kjo u bë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit e cila u miratua nga Parlamenti i Serbisë. Ne si qeveri jemi të detyruar të përmbushim gjithçka që Kuvendi miraton”, tha Brnabiq.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...