Zgjedhjet lokale të 22 tetorit e kanë çuar Prishtinën në balotazh. Më 19 nëntor qytetarët e kryeqytetit do të vendosin se kush do t’i udhëheq ata edhe për katër vite të ardhshme.
Në këtë garë sipas rezultateve të KQZ-së do të jenë, kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti si dhe ai i LDK-së, Arban Abrashi.
Lidhur me këtë, gjatë një interviste në Klan Kosova, presidenti i vendit ka dhënë qëndrimin e tij se si dëshiron ta shohë kryeqytetin viteve në vazhdim.
“Unë jam për një Prishtinë më të mirë, më të pastër dhe më Evropiane”, ka thënë Thaçi në fund të intervistës”
Ndryshe, i pari i vendit kur kishte votuar në zgjedhjet lokale para katër vitesh kishte dhënë një deklaratë interesante për votën ndaj Shpend Ahmetit si dhe Isa Mustafës.
“Prezenca ime në votime sot ka qenë mesazh më shumë për qytetarët e jo votim për njërin apo kandidatin tjetër. I pyetur se për kënd ka votuar, Thaçi është përgjigjur se “tek e fundit për mua është njëjtë, Ali Hoxha, Hoxhë Alia”, kishte thënë Thaçi.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...