Kryeministri Ramush Haradinaj në radhët e këshilltarëve e ka shtuar edhe Erolld Belegun, kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar, Belegu nga sot është prezantuar këshilltar i Haradinajt.
Belegu është parë sot në takimin e kryeministrit me të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada, shkruan lajmi.net.
Belegu po ashtu e ka shoqëruar Haradinajn edhe në vizitën bërë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Kryeministri Haradinaj në vizitën e parë në UP, që nga ardhja e tij në detyrë, ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit z. Muharrem Nitaj, këshilltarët: z. Erolld Belegu dhe z. Luan Jaha, si dhe kolegë të tjerë”, thuhet në njoftimin e UP-së.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran