Aktori indian, Gaurav Chopra i njohur në rolin “Rathore” në telenovelën “Uttaran” i cili shfaqet edhe për publikun kosovar, është një ndër aktorët më të preferuar gjithashtu, njihet si një profesionist në fushën e aktrimit.
Rathore është lindur më 4 prill të vitit 1979, pra tani ka 38 vjet, shkruan rtv21.tv. Në vitin 2003, “Rathore” u shfaq në filmin Tamil Ottran dhe në 2004 ai pati një paraqitje në serialin “Karma”. Në vitin 2006, ai ishte një konkurrent në emisionin Nach Baliye 2 ndërsa në vitin 2008 ai mori pjesë në sezonin e parë të një tjetër shfaqje televizive.
Në vitin 2006 ai gjithashtu ishte pjesë në filmin Hollywood- ian “Diamond Blood”. Ai luajti rolin e “Rathore” në serialin “Uttaran” me të cilin e fitoi çmimin “Personaliteti më i fortë” për këtë rol. Ai u pa edhe në filmin gangster “Rangdaari”. Ndërsa, në vitin 2016 ai mori pjesë në sezonin e 10 të “Bigg Boss” Sa i përket jetës private “Rathore” kishte aventura dashurie me dy aktore, e tani për tani është deklaruar beqar.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...