”Një nga bareshat më të bukura që kam hasur deri sot”, kështu shkruan Fation Plaku, një fotograf i njohur në zonat me shqiptarë.
Janë dy fotografi të shkrepura në Malin e Zi, në një zonë të banuar me shqiptarë, ku dallohet edhe kjo bareshë teksa kullot lopët.

Fotografi Plaku është kujdesur të mos ja bëjë publike fytyrën, megjithatë po i besojmë shijeve të tij prej fotografi.
Baresha e re mban në dorë një shkop ndërsa kyçet ia mbulojnë mëngët e bluzës së gjatë me kapuç.
Ajo ka veshur streçe dhe flokët i ka lidhur shkujdesur bisht. Në sfond duket natyra e mrekullueshme vjeshtarake e bjeshkëve, shkruan Newsbomb, transmeton Klan Kosova.

Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...