Gjysma e grave britanike dhe një e pesta e meshkujve janë ngacmuar seksualisht në punë ose në një vend studimi, thotë një sondazh i BBC-së.
Nga gratë që kishin pohuar se ishin ngacmuar të paktën një herë, 63 për din e tyre kanë thënë se nuk ia kanë treguar askujt këtë gjë.
Sondazhi i Comres për BBC është bërë me mbi 2 mijë njerëz, transmeton Indeksonline.
Studimi i BBC-së, prej 2 mijë e 31 të rriturve britanikë që kishte anketuar, zbuloi se 37 për qind e të gjithë atyre që janë pyetur- 53 për qind e grave dhe 20 për qind e meshkujve- thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale, duke filluar nga komentet e papërshtatshme e deri tek sulmet seksuale.
Më shumë se një e katërta e personave të anketuar kishin pësuar ngacmime në formën e shakasë së papërshtatshme ose “shantazhit” dhe gati një në shtatë kishin pësuar prekje të papërshtatshme.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...