Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e pestë si “Lojtari më i Mirë” nga FIFA në mbrëmjen e së hënës.
Ylli i Real Madridit siguroi 43.16 për qind të votave, transmeton portali arbresh.info. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte i dyti me 19.25 për qind, ndërsa ylli i PSG-së, Neymar, mori vetëm 6.97 për qind.
Ronaldo ishte i rrethuar nga familja e tij në vikendin e mbajtur në Londër këtë javë. E dashura shtatzënë e Ronaldos, Georgina Rodriguez ishte gjithashtu në kryeqytetin anglez. Ajo është duke mbajtur fëmijën e katërt të Ronaldos.
Motra dhe e ëma Cristianos ishin gjithashtu në mbrëmjen gala nga FIFA.
https://www.instagram.com/p/BaoDmqtFixr/
https://www.instagram.com/p/BapEQ0XFToV/
Sidoqoftë, Ronaldo është sulmuar nga mediat qysh pas eventit nga FIFA. Revista portugeze ‘TV Guide’ ka vendosur në ballinë një foto të yllit të Real Madridit duke pretenduar se e ka tradhtuar Georgina Rodriguezin.
Ronaldo është akuzuar se ka kaluar një natë me Natacha Sofia, një modele 21-vjeçare e njohur nga shou televiziv ‘Love on Top’. Sipas Natacha Sofias, ajo shpenzoi një natë me Ronaldon pasi kishte kontaktuar fillimisht në rrjetin social Instagram yllin e Real Madridit.

Ajo që është befasi nga e gjithë kjo është se Ronaldo i shkroi mesazh Natachas paraprakisht deri në momentin kur ata u takuan. Natacha Sofia pretendon se ajo ka kaluar një natë “intensive” me Ronaldon në një hotel duke shtuar se ka shijuar “një seks të nxehtë me më të mirë në botë”.
Pas gjithë kësaj, Ronaldo i ka dhënë Natachas 300 euro për të marrë një taksi drejtë shtëpisë së saj./arbresh.info/
Shikoni fotot më poshtë të Natacha Sofias:

Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...