Analisti politik, Jusuf Thaçi në emisionin “Debat +” të RTV Dukagjini ka folur për rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.
Thaçi ka thënë se Vetëvendosje nuk ka humbur në këto zgjedhje lokale, përkundrazi ajo ka pasur rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale.
Ai madje ka përmendur rastin e rritjes së VV edhe në zgjedhjet parlamentare.
“Vetëvendosje nuk ka humbur në këto zgjedhje lokale, ajo ka pasur rritje krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara ajo është rritur, ndërsa në zgjedhjet parlamentar ajo ka arritur rritje 120% por mund të themi se pritshmëritë kanë qenë më të mëdha për këto zgjedhje por prape s’ka humbur”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka thënë se kemi pritur që VV të ketë akoma rritje më të madhe, mirëpo nuk mund të themi që ka humbur.
Sipas tij Vetëvendosje është dashtë që ti promovojë më shume kandidatët e saj dhe ky është gabimi i qendrës.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...