Shpend Ahmetit e Arban Abrashit duket se do t’u duhet edhe një përballje tjetër vendimtare për ta kuptuar se cili prej tyre do të jetë në krye të Prishtinës për katër vitet e ardhshme.
Rezultatet preliminare të publikuara nga “Demokracia në Veprim” e vendosin kryeqytetin në listën e gjatë të komunave që do të shkojnë në balotazh.
Me rreth 88 përqind të votave të numëruara, Shpend Ahmeti del se ka fituar 44.46 përqind të votave i pasuar nga Arban Abrashi i LDK-së me 35.54 përqind.
Kandidati i AKR-së, Selim Pacolli, ka dalë i treti me 10.12 përqind para Lirak Çelajt të PDK-së që mori 5.76 përqind. Arbër Vllahiu i AAK-së ka marrë 3.4 përqind./arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...