Qytetari Vehbi Ibrahimi, i cili jeton në Suedi ka ardhur në Kosovë për të ushtruar të drejtën për të votuar.
Mesditën e sotme ai mori rrugën drejt shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan për të kontribuar për zgjedhjen e udhëheqësit komunal.
Ibrahimi me aftësi të kufizuara nuk mundi të votojë, pasi bashkëvendësit e tij nuk e ndihmuan të ngjitej deri në katin e dytë të shkollës ku gjendej vendvotimi i tij dhe as komisionerët nuk ia mundësuan të votojë në katin e parë.
Ai u është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve, ku ka kërkuar t’i mundësohet votimi në katin e parë, mirëpo as ata nuk kanë shprehur vullnetin t’i ndihmojnë.
I revoltuar nga kjo situatë, nëpërmjet ekranit të RTV21, Ibrahimi iu drejtua qytetarëve duke treguar hallin e tij. “I njoftova se jam invalidë e nuk mundem, nuk më gjete zgjidhje. Kam ardhur kam bërë një lloj shpenzimi… po ndihna edhe vet jo mirë. Jo vetëm unë, por të gjithë të hendikepuarit kanë mu ndier jo mirë në kësi rasti kur nuk gjen ndihmë”, tha Ibrahimi, duke shtuar se nëse do të ishte në Suedi, atje do t’i gjendej rrugëdalja se si të votonte.
“Kam ardhur në vendlindjen time, e nuk mundem me shpreh dëshirën time”, përfundoi ai.
Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkus...
Ekstradohet nga Britania e Madhe, kosovari i kërkuar ndërkom...
Benzema debuton me hattrick tek Al-Hilal
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...