Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 në votime kanë dalë 532 mijë e 288 votues apo shprehur në përqindje, 28,89 e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë në konferencën e tretë me radhë për sot se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 31,96 për qind e qytetarëve, shkruan arbresh.info
“Deri në ora 15:00 kanë votuar 532 mijë e 288 votues apo 28,89 për qind e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013, deri në të njëjtën kohë kanë votuar 31, 96 për qind e votuesve”, ka thënë Daka.
Sipas saj, procesi i votimit ka shkuar me rregull, përjashtuar disa çështje të vogla teknike./arbresh.info/
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...