Torino ka pasur një javë të tërë për tu përgatitur për këtë ndeshje, ndryshe nga vizitorët që janë përballur me Chelsean të mërkurën.
Pavarësisht kësaj, Roma është përgjigjur mirë në dy xhirot e kaluara pas detyrave në mesjavë në Ligë të Kampionëve duke fituar ndaj Veronas dhe Milanit, shkruan portali arbresh.info.
Torino ka dështuar për të fituar tri ndeshjet e fundit, ndërsa AS Roma ka shkuar 13 ndeshje pa ndonjë barazim. Nikoqirët janë në mungesë të Lyancos (lëndim në gju të këmbës), ndërsa Defrel dhe Monolas janë mungesat te AS Roma.
Dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së nëntë në kuadër të Serie A.
Takimi zhvillohet në stadiumin Stade Olimpico di Torino duke filluar nga ora 15:00./arbresh.info/
Torino: Sirigu; De Silvestri, Nkoulou, Moretti, Molinaro; Rincon, Baselli; Iago Falque, Ljajic, Niang; Sadiq
Roma: Alisson; Florenzi, Moreno, Juan Jesus, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Strootman; Nainggolan, Dzeko, El Shaarawy
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...