Dega e AAK-së në Deçan ka reaguar lidhur me vonesat e fillimit të procesit të votimit në këtë qytet.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së Hajdar Sutaj ka thënë se në Deçan dikujt po i intereson që të dëmtoj procesin e votimit pasi për 1 orë e 15 min nuk ka filluar procesi i votimit si pasojë e ngatërrimit të vulave.
“Deçanin nuk mund ta shantazhoj askush” ka thënë Sutaj.
“Ne Deçan dikujt shumë po i intereson me dëmtua procesin e votimit. Dje kishim problemin e zhdukjes se 44 fletëvotimeve per Kryetar…gjatë rrugës nga KQZ (në Prishtinë) deri në KKZ (në Deçan) Sot për 1 orë e 15 min (nga ora 7:00 deri ne ora 8:15) nuk ka filluar procesi i votimit si pasoj e ndërrimit të vulave të Qendrave të Votimit (gabim nga KQZ apo KKZ). Deçanin nuk mund ta shantazh askush. Deçani e ka përcaktimin e vetë, identitetin e vetë, krenarinë e vetë, dhe përpjekjet e tilla të kujtdo, dhe të cilit do qellim do të shkojnë huq” ka thënë Sutaj.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...