Me qëllim të sensibilizimit të dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit në qytetin e Drenasit është organizuar një mardh “Një hap kundër kancerit të gjirit” të organizuar nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme dhe Komitetit për Barazi Gjinore.
Për nder të tetorit, muajit ndërkombëtar të luftës së kancerit të gjirit është mbajtur ecja “një hap kundër kancerit të gjirit”. Në këtë ecje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, drejtor të drejtorive komunale dhe shumë OJQ të Drenasit.
Pas ecjes nëpër qytet, marshi është ndalur në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe të pranishmëve u është drejtuar Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Ilir Shala i cili theksoi se Komuna e Drenasit ka siguruar një donacion me Ambasadën e Japonisë për një mjet të mamografisë i cili gjatë fillim vitit të ardhshëm do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Në Tiranë festohet ditëlindja Mbretit Charles III, Ambsadori...
Real Madrid s`shkon më shumë se barazimi kundër Al Hilal
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm...
Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimi...
Këshilli i Sigurimit mban takim emergjent për Iranin të prem...
Uragani Erick i afrohet brigjeve të Paqësorit, kërcënon Meks...