Aroma e qepës konsiderohet e pakëndshme, por ka disa vlera që ia vlen të sakrifikosh. Qepa luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e rënies së tepërt të flokëve dhe përmisojnë rritjen e tyre.
Nëse keni këto probleme, atëherë pa hezituar duket të filloni të përdorni qepën.
Qepa është e pasur me nivele të larta të squfurit. Kjo është arsyeja pse ndikon në furnizimin me gjak në kokë dhe forcon rritjen e flokëve. Për më të tepër, qepët kanë veti antibakteriale dhe shërojnë irritimet e lëkurës, transmeton portali arbresh.info
Ja disa mënyra të përdorimi të qepëve:
Merrni dy qepë të mëdha, preni ato dhe vendosni në një blender. Merrni lëngun dhe fërkoni rrënjët e flokëve. Lëreni lëngun e qepës të qëndrojë ashtu për gjysëm ore. Më pas lani flokët më shampo të butë. Përsërini këtë procen 2 ose 3 herë në javë.
Merrni një qepë dhe shtypeni mirë. Shtoni një lugë mjaltë dhe përzijeni mirë. Këtë përzierje aplikoni në flokë dhe lëreni ashtu për gjysëm ore. Lani flokët me shampo të zakonshëm. Këtë metodë mund të përsërisni 2 ose 3 herë në javë.
Merrni një qepë të madhe, hiqjani lëkurën dhe vendosni në një gotë me rum. Lëreni të qëndrojë ashtu përgjatë gjithë natës. Në mëngjes, largojeni qepën dhe me lëngun e mbetur fërkoni rrënjët e flokëve. Këtë trajtim duhet ta mbani në kokë për gjysëm orë dhe më pas i pastroni flokët. Sikurse dy metodat tjera, edhe këtë mund ta përsërisni 2 ose 3 herë në javë./arbresh.info/
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...