Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se nëse negociatat me BE-në për Brexit nuk arrihen, Britania do t’ia “dalë shumë mirë”.
“Ne duhet të jemi për përgatitur për çdo eventualitet, por ne duhet të dimë se çfarëdo që të ndodhë, ne do t’ia dalim për mrekulli”, tha Johnson para gazetarëve, gjatë një takimi me homologun e tij meksikan, Luis Videgaray Caso, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info
“Unë mendoj se jemi në prag të një marrëveshje të madhe dhe një Brexit të madh, por duhet të jemi përgatitur për çdo eventualitet”, shtoi ai.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë ditës së sotme është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku kanë biseduar për vazhdimin e negociatave për Brexit./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...