Lëvizja Vetëvendosje do ta mbyll fushatën e saj në Prishtinë.
Përmbyllja e fushatës do bëhet në Prishtinë në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtine, në ora 19:00”, ka bërë të ditur për lajmi.net, Shkodran Hoti zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, fushatën e saj pritet ta përmbyllë në Prizren. Blerta Deliu nga kjo parti ka thënë për lajmi.net se ende nuk ka një vendim zyrtarë, por Prizreni është si mundësi.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka filluar fushatën në Prishtinë, po ashtu do ta përmbyllë në Prishtinë. Tubimin përmbyllës LDK do ta ketë në ora 17:00.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fushatën e saj do ta përmbyllë në qytetin e Pejës. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, sekretari organizativ i kësaj partie Blerim Kuçi.
Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor të dielën. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në garë janë 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare, 1 koalicion dhe 25 kandidatë të pavarur. Po ashtu në këto zgjedhje ka qenë edhe një numri i madh i kandidatëve për asamble, 7.080 kandidatë.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren