ISIS dhe grupe të tjera terroriste janë ende duke planifikuar për të rrëzuar një aeroplan në stilin e 11 shtatorit, paralajmëron siguria kombëtare.
Elaine Duke ka thënë se xhihadistët po përdorin komplote të nivelit të ulët të tilla si thika apo sulmet me automjete për të mbledhur para dhe të mbajnë të angazhuar anëtarët e tyre, transmeton portali arbresh.info
“Kërcënimi është ende i rëndë”, ka thënë Duke në një ngjarje në Ambasadën Amerikane në Londër, duke e përshkruar ISI-in sikur është në një periudhë të përkohshme, ndërsa përgatitet për një lojë më të madhe.
“Organizatat terroriste, qoftë Isis apo të tjerët, duan të kenë shpërthimin e madh si ata në 9/11,” tha ajo, njofton Daily Mail.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se ata që bëhen të dhunshëm duke u radikalizuar nga një material të tilla përbënin një problem më të madh se sa numri relativisht i vogël i luftëtarëve që kishin hyrë në grupin militant e që ktheheshin në SHBA./arbresh.info/
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave