Zgjedhjet lokale do të zhvillohen këtë të diele në të gjitha komunat e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërkohë që votën e tyre do të hedhin edhe të burgosurit në burgjet e Kosovës.
Drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi i ka thënë Arbresh.info se Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) me kërkesë të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (SKQZ) ka bërë gati regjistrat e të gjithë personave të privuar nga liria.
“Bazuar në kërkesën e z. Enis Halimi, Kryeshef Ekzekutiv i SKQZ-së të dt. 21.09.2017, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka përpiluar regjistrat e të gjithë personave të privuar nga liria e që janë në vuajtje të dënimit në Qendrat Korrektuese dhe në Qendrat e Paraburgimit”, thotë Gashi për Arbresh.info.
Ai tha se tashmë edhe listat e personave të privuar nga liria janë bërë gati dhe se në zgjedhjet lokale 2017, të drejtë vote kanë mbi 1 mijë të burgosur dhe të paraburgosur.
“Sipas listave të dërguara nga SHKK dhe të verifikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor persona me të drejtë vote për Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale janë: njëmijë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë (1259). Me kohë në KQZ i kemi dërguar të dhënat: Emrin, mbiemrin, Datën e lindjes, nr. personal të letërnjoftimit, vendin e lindjes/komunën”, shprehet Gashi.
Sipas tij, të burgosurit do të votojnë më 22 tetor 2017 në Qendrat Korrektuese dhe në Qendrat e Paraburgimit, duke shtuar se vend votimet do të jenë të hapura prej orës shtatë.
Gashit tregoj se të gjithë të burgosurit do të votojnë një nga një në vendet e veçanta për zgjedhje në prezencë të ekipeve mobile/lëvizëse të formuara nga KQZ./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Ministri Demo me Kryeministrin Rama në Uashington, marrin pj...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari