Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtor Ish-rektorin e UP-së, Enver Hasani, është dënuar me 1 vit burgim me kusht, por dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhën dy vjeçare nuk kryen vepër tjetër penale, raporton arbresh.info.
Bashkë me Ish-rektorin, gjykata shpalli fajtor dhe dënoi edhe dy të akuzuarit tjerë, Albert Rakipin dhe Hakif Veliun me gjashtë muaj burgim, dënim efektiv, i cili u zëvendësua nga gjykata me gjobë prej 10 mijë euro.
Me këtë aktgjykim, tashmë të dënuarit obligohen që t’ia kompensojnë UP-së shumën prej 70.131.27 euro.
Hasani dhe dy të tjerët akuzohen se si persona zyrtarë kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008, shkruan arbresh.info.
Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.
Të pandehurit akuzohen se sipas marrëveshjes paraprake, kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.
Sipas aktakuzës ky ndryshim i çmimit ka mundësuar përfitim më të madh në favor të Institutit për Studime Ndërkombëtare./arbresh.info/
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...