Vota e shqiptarëve për LSDM-në dhe koalicioni prej në rreth të parë mes BDI-së dhe LSDM-së do të ketë pasoja historike për shqiptarët, ka vlerësuar publicisti Latif Mustafi në emisionin “Studio e hapur”.
Këtë çështje thotë ai edhe më shqetësuese e bën fitorja e një partie maqedonase në një komunë të pastër shqiptare që ndodh për herë të parë.
Sipas analistit Sefer Tahiri, koalicioni mes BDI-së dhe LSDM-së është pragmatik dhe bëhet vetëm për shkak të numrave. Ai kujtoi se kjo nuk është hera e parë për BDI-në, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marë vota edhe nga VMRO-DPMNE. Por publicisti Iljasa Saliu, thotë se pas kësaj fshihen tendeca për ndryshimin e identitetit të shqiptarëve.
Redaktori i Televizionit Shenja, Benjamin Arifi thotë se mbështetja e LSDM dhënë kandidatëve të BDI-së nuk është i sinqertë dhe nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet lokale. Ai vlerëson se LSDM tenton që ta mbajë gjallë BDI-në si një parti të kontrolluar.
Këto komente u bënë në emisionin “Studio e Hapur” në televizionin Shenja, ku analistët paralajmëruan intensifikim të fushatës dhje zhvillimeve politike në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren