Dy fëmijë dhe një 37 vjeçar në gjendje të rëndë nga fruthi në QKUK

15:26 | 17 Tetor 2017
M. A.

Tri raste nga 68 rastet që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga epidemia e fruthit, shkruan arbresh.info

Drejtori i Klinikës Infektive të QKUK-së, Hamdi Ramadani ka thënë se bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një person i moshës 37 vjeçar.

“Tri raste janë në gjendje të rëndë, bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një të moshuar 37 vjeçar që është pranuar ditë më parë. Ne besojmë dhe shpresojmë që këta sëmurë do të bëhen mirë edhe pse këta dy fëmijë dhe ky i sëmurë kanë edhe probleme të mëhershme”, është shprehur Ramadani./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1569458429785910/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme