Pronari i klubit anglez prej 10 vitesh, Mike Ashley e konfirmoi zyrtarisht largimin nga drejtimi i tij në fund të vitit nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e internetit të Newcastle.
“Si një prej klubeve më të vjetër dhe me më shumë ndjekës në Ligën Premier dhe për të mirën e të gjithë tifozëve në Mbretërinë e Bashkuar e në botë, Newcastle United merr një drejtim të ri për një të ardhme me më shumë suksese,- lexohet në komunikatën e skuadrës.
“Për t’i dhënë Newcastle mundësinë më të mirë për të përmirësuar rezultatet dhe për të bërë investimet e nevojshme në arritjen e niveleve të larta, pronari aktual i klubit e pa të arsyeshme që të nxjerrë atë në shitje”, thuhet në vazhdim.
Mike Ashley që sipas revistës Forbes ka një pasuri prej 3.2 miliardë dollarësh, e mori kontrollin e plotë të Newcastle në vitin 2007 pasi e bleu atë për 134 milionë Paund.
Me Ashley në krye, Newcastle gjatë kësaj dekade ka rënë dy herë nga kategoria.
Këtë vit Newcastle me Benitez në stol, u ngjit në Premier League ku pas 8 javëve të para ndodhet në vendin e 9. /TCh/

La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...