Deri më tani në Strugë janë numëruar rreth 70 për qind e kutive të votimit, ndërsa albeu.com mëson se me shumë shanse vendimi se cili do të jetë kreu i komunës do të mësohet në raundin e dytë pasi as Sela dhe as Merko nuk kanë marrë votat e duhura për të fituar që sonte.
Ajo që vihet re ka të bëjë me faktin se sllavët e ndarë në të dyja partitë LSDM dhe VMRO kanë rreth 30 për qind të votave duke bërë një numër të madh votuesish, të cilët mund të vendosin edhe se cili shqiptar do të jetë kryetar komune.
Ndërkohë, votat e PDSH dhe Besës janë rreth 15 për qind në total.
Mbetet për t’u pare se cila do të jetë marrëveshja mes partive për të mësuar nëse do të ketë garë në raundin e dytë apo rezultati do të vendoset në tavolinë.
Lajm i mirë është se në raundin e dytë duket se do të kalojnë dy shqiptarë. /albeu.com/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...