Pas një pauze të shkurtër në pushimet ndërkombëtare, Juventusi do të përballet me Lazion në stadiumin Allianz.
Të dy skuadrat italiane kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së tetë në kuadër të Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Juventusi, i cili ka nisur sezonin në formë impresive, është në mungesë të Sami Khediras, Daniele Ruganit dhe Mattia De Sciglios.
Mysafirët kanë gjithashtu probleme me mungesa. Felipe Anderson dhe Dusan Basata nuk janë në dispozicion por pritet të rikthehen vonë gjatë këtij muaji.
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Juventus: Buffon; Lichtstiner, Barzagli, Chiellini, Asamoah; Khedira, Bentancur, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic.
Lazio: Strakosha; Bastos, de Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic, Lulic; Luis Alberto, Immobile.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves