Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Pritjet e qytetarëve dhe faktorët që ndikojnë në votën e tyre në zgjedhjet komunale”.
Ky raport prezanton pritshmëritë e qytetarëve nga zgjedhjet komunale të 22 tetorit të këtij viti, dhe strukturën e preferencave të përgjithshme të qytetarëve në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe asamblistëve.
Hulumtimi i opinionit publik përmes Omnibus-it zhvillohet në 38 komuna të Kosovës.
Të dhënat e përdorura në këtë raport burojnë nga hulumtimi në teren që është zhvilluar nga data 14 deri më 25 Shtator 2017.
Në kuadër të këtij hulumtimi janë anketuar 1065 qytetarë të Kosovës, të moshës mbi 18 vjeç: shqiptarë (818), serb (150) dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera (97).
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin